SHPËRNDAJE

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është deklaruar lidhur me takimin e fshehtë që ka mbajtur sot me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa.

Kurti ka deklaruar se me Mustafën janë takuar për herë të parë pas rizgjedhjes së tij si kryetari i LDK’së, ku edhe i ka uruar për punë të mbarë.

Ai ka thënë se me të ka biseduar për situatën politike në vend dhe për nevojën e daljes nga kriza, po ashtu kanë rënë dakord që me 22 gusht të dy grupet parlamentare të dy partive të shpërndajnë Kuvendin e Kosovës, shkruan GazetaDirekt.

Postimi i plotë:

Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet….

Posted by Albin Kurti on Tuesday, August 13, 2019