SHPËRNDAJE

Problemet e shumta në sferën e shëndetësisë, mospërmbushja e premtimeve nga ana e pushtetit lokal rreth Shtëpisë së Shëndetit, largimi mjekëve shqiptarë për në vendet perëndimore përshkak të pamundësisë për të punuar në vendlindje, mospërdorimi i gjuhës shqipe, mosfunksionimi i ambulantave në vendbanimet shqiptare e deri te skandali më i madh në historinë e pasluftës ku pacientët priten me armë të rëndë të tipit M48 nga ana e një punonjësi të Shtëpisë së Shëndetit, që njëherit është edhe anëtar i Këshillit Komunal, kanë nxitur aktivistët e Forumit Rinor të PD-së që kësaj here përmes disa transpatenteve të vendosura në hyrje të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc t’ia kujtojnë pushtetit aktual, e në veçanti kryetarit të komunës së Bujanocit se premtimet e tij elektorale nuk janë realizuar. Leje që nuk është zgjedhur drejtori shqiptar që aludonte shumë gjatë fushatës elektorale, por gjendja në shëndetësi është përkeqësuar.

Transperentet paraqesin gjendjen reale në Shtëpinë e Shëndetit dhe kanë për qëllim që t’ia kujtojnë pushtetit aktual dështimet e njëpasnjëshme në këtë sferë dhe që të bëjë më shumë për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi.

Aktivitetet e Forumit Rinor të PD’së do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me aksione të ngjashme për ta ndaluar të keqen që po i kanoset vendit nga ky pushtet.