SHPËRNDAJE
Kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), është mbledhur në selinë qendore të kësaj partie.

Pritet që në këtë mbledhje të vendosen emrat e ministrave të qeverisë së re. Mbledhja ka nisur në ora 10.

Sipas marrëveshjes, PDK do t’i drejtojë këto ministri, përveç një zëvendëskryeministri: Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Integrimeve, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësi.

Për nesër pas dite është paralajmëruar që të mbahet seanca e votimi të qeverisë së re. Ramush Haradinaj është mandatuar për të parin e Qeverisë të enjten nga presidenti Hashim Thaçi.

Zgjedhja e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit i ka hap rrugë votimit të Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ndërkohë, AAK-ja mbrëmë ka vendosur që në krye të Ministrisë së Infrastrukturës të jetë Pal Lekaj, ndërsa në atë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Partia e Fatmir Limajt në qeverinë Haradinaj do t’i ketë tri ministri. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Poashtu, ky subjekt do ta ketë edhe një post të zv/kryeministrit.