SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj ka mbajtur një tubim zgjedhor sot në Pejë. E ka mbushur sallën me simpatizantë të AAK’së. Ka premtuar se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ka thënë se kufiri është në Çakorr.

“Unë nuk jam pajtuar me një Dukagjin gjysmë, nuk pajtohem as me një Mitrovicë përgjysmë! Nëse dikush pajtohet me një Kosovë gjysmë apo ‘treçerek’, unë nuk i takoj atij brezi. Unë nuk jam pajtuar me një Dukagjin gjysmë, nuk pajtohem as me një Mitrovicë përgjysmë. Nuk ka post, nuk ka pushtet, nuk ka nam as lavd që më detyron mua, e nuk ka forcë që më ligë që kufini nga Qafa e Çakorrit me ra në Kuqishtë. Kosovën e dua, atdheun e dua, kam me i shërby me nder e pa kushte deri në sakrificë. Me 11 qershor, vendosni për një Qeveri që i jep Pejës dhe Kosovës të ardhme të sigurt”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk ka post, nuk ka pushtet, nuk ka forcë që më ligë që kufini të bie nga Qafa e Çakorrit”, ka thënë ai.

Lideri i AAK-së i është kundërpërgjigjur edhe akuzave për tradhti nga partitë e tjera politike.

“Unë nuk mundem të dalë kundër vetes. Nuk e kam tradhtuar asnjëher bindje timen, nuk e kam tradhtuar asnjë qëllim politik, përkundrazi është krijuar mundësia që bindjet e mia t’i bëj realitet, e jo të mbeten vetëm duke u ankuar e kritikuar”, ka thënë Haradinaj.