SHPËRNDAJE

Përmes një komunikate për media zyra informimit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, ka njoftuar qytetarët e interesuar se nesër nga ora 12:30 deri në ora 15:00, në hapësirat e “Çarshi Xhamisë”, do të bëhet vaksinimi i qytetarëve nga ekipet mobile të vaksinimit.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Në kuadër të sensibilizimit të opinionit, qendra e vaksinimit anti covid-19, në Pejë nesër më datë 26 nëntor 2021 (ditë e premte) do të dërgoj një ekip mobil në hapësirat e “Çarshi Xhamisë” në Pejë, ku të gjithë mund të marrin vaksinën pa termin paraprak qofshin edhe banor nga komuna tjetër.

Mjekët, do të ofrojnë shërbimin e vaksinimit për të gjithë të interesuarit, duke filluar prej orës 12.30 deri 15:00.

Ky aktivitet zhvillohet në bazë të bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë me Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës.

Një mundësi e mirë, për të gjithë ata që nuk janë vaksinuar!