SHPËRNDAJE

Dy persona kanë mbetur të lënduar dhe 6 janë arrestuar, pas një përleshje që ka ndodhur këtë mbrëmje, gjatë eventit ‘Beer Fest’ që po mbahet në kryeqytet.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30, në Pallatin e Rinië.

“Sot rreth 22:30 kemi pranuar informatë për përleshje mes disa personave në afërsi të Pallatit të Rinisë, saktësisht në eventin që po mbahet në atë zonë. Dy persona janë lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, ajo ka shtuar se me këtë rast janë arrestuar 6 persona.