SHPËRNDAJE

Sot ka pasur një rrahje mes dy partive  në Llap.

Kandidati për kryetart të Komunës së Podujevës nga radhët e LDK’së, Nexhmi Rudari, përmes një shkrimi në facebook reagoi ndaj përleshjes në mes të simpatizantëve të LDK’së dhe VV’së.

Rudari tha se nuk i lë fajtorë qytetarët, por kandidatin e VV’së për kryetar, Shpejtim Bulliqin. Kjo për shkak se para disa ditësh, sipas tij, Bulliqi kishte promovuar dhunë dhe vëllavrasje.

“Nuk i fajësoj qytetarët, të cilët sot reaguan në atë mënyrë duke provokuar incident dhe duke penguar aktivitetin tonë.   Fajin e ka kandidati dhe shefi i tij nga Prishtina, të cilët gjatë gjithë këtyre ditëve nxitën e promovuan dhunë, vëllavrasje dhe bishta të sakicës.  Të tillët përherë dhunën e kishin mjetin e vetëm të veprimit politik, prandaj Llapi ndaj tyre është dhe do të mbetet refuzues”, shkroi Rudari.

Ndërsa Bulliqi ka thënë për Express gjatë ditës se fajin për këtë incident e kishte Policia e Kosovës.

“Realisht nga ajo që pashë dhe kuptova tashmë është provokuar një incident nga ana e klanit të LDK-së këtu në të cilin incident duket se janë të involvuar edhe zyrtarët policor. Zyrtarët policor faktikisht edhe e kanë shkaktuar incidentin duke e provokuar fotografisitin e fushatës sonë.. Shefi i Shtabit tonë dje ka kërkuar një takim me Komandantin e Stacionit Policor për Podujevë, për të diskutuar në mënyrë që të krijohet mundësia për të evituar çdo incident në këto zgjedhje. Takimi është refuzuar nga ana e komandantit të stacionit policor, është një komandant të cilin Ministri i Brendshëm e ka sjellë këto ditë në Podujevë, special , dhe fatkeqësisht ai i cili e ka nis incidentin është polic i po këtij stacioni policor, i cili është vënë në shërbim të LDK-së dhe e ka provokuar situatën. Ai këtyre ditëve ka marrë pushim nga puna për tu fokusuar pikërisht në fushatën e LDK-së. Emri i tij është Butrint Krasniqi dhe shërben në stacionin policor në Podujevë” deklaroi Bulliqi për Express.

Zgjedhjet në komunën e Podujevës do të mbahen këtë të dielë. Në garë për kreun e komunës janë tre kandidatë. Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (VV) dhe Naim Fetahu (PDK).