SHPËRNDAJE

Të gjithë ata që pëlqejnë udhëtimet, e dinë mirë se cilat janë atraksionet kryesore që duhet t’i vizitojnë nëse veç nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Ato figurojnë në listat dhe hartat e vendeve më të vizituara, por ekzistojnë disa pjesë në këtë botë që njerëzimi dinë shumë pak për ato, por brenda tyre ka gjëra shumë interesante.

Konfus, Japoni

Këta ishuj artificial në fakt janë varrezat e lashta të anëtarëve të familjeve imperiale japoneze. Në raste të rralla ato i vizitojnë arkeologët, por edhe ata duhet të marrin leje të veçantë nga gjykata.

Ishulli verior Sentinel, Indi

Të gjithë ata që jetojnë në këtë ishull për asnjë moment nuk mendojnë të kursejnë jetën e tyre, vetëm dhe vetëm që ta mbrojnë nga vizitorët e huaj. Për këtë arsye, autoritet indiane ua kanë ndaluar të gjithë të huajve që ta vizitojnë këtë vend.

Zona 51

Ekzistimi i kësaj zone sekrete dhe të shumëpërfolur është konfirmuar nga qeveria amerikane në vitin 2013, dhe sipas tyre ajo sot përdoret për testimin e fluturakeve të ndryshme. Hyrja apo vizita në këtë zonë është rreptësisht e ndaluar.

Kisha “St Mary of Zion”, Etiopi

Kisha Ortodokse Etiopiane pretendon se posedon “Arkën e Bashkimit”, që ruhet nën masa të rrepta të sigurisë afër kishës BDM së Zionit. Brenda saj gjendet pllaka të gurit me dhjetë urdhrat e Perëndisë.

Ishulli Kaho’olawe

Gjatë gjithë historisë së saj, ky ishull ka shërbyer si një vend ku janë kryer rituale të ndryshme fetare, si burg dhe një zonë trajnimi për ushtrinë amerikane. Sot, këtë vend mund ta vizitojnë vetëm anëtarët e ekipeve vullnetare që punojnë në ruajtjen e mjedisit, transmeton Telegrafi.

Kulla e telekomunikimit, Mbretëria e Bashkuar

Që nga incidenti që solli shpërthimin e kullës, restoranti dhe belvederi që gjenden brenda kësaj kulle janë të ndaluara të vizitohen. Megjithatë, herë pas here brenda saj organizohen programe humanitare, në të cilat pak kush ka mundësi të marrë pjesë dhe të di se çfarë ka brenda.

Tempulli Ise Grand, Japoni

Zonën përreth tempullit të shenjtë japonez mund ta vizitojnë vetëm priftërinjtë dhe anëtarët e familjes mbretërore. Të tjerët duhet të kënaqen vetëm duke i shikuar kulmet e bukura të tempullit nga jashtë murit mbrojtës.

Qyteti i fantazmave Varosh, Qipro

Kjo zonë dikur ishte më e vizituara në Qipro. Por, gjithçka ndryshoi në vitin 1974, kur pas evakuimit masiv, qytetin e mori nën kontroll ushtria turke. Ai vend edhe sot ekziston dhe shërben si tampon zonë e kontrolluar nga ushtria turke.

Ishulli Sable, Kanada

Ky ishull me rërë të rrallë ka një popullsi prej vetëm 30 personave, dhe shërben edhe si varrezë e shumë anijeve të zhytura. Për shkak të veçorive të saj unike, ky ishull është shpallur rezervat natyror. Për ta vizituar duhet të kërkoni leje me shkrim nga qeveria kanadeze, duke shpjeguar qëllimin e udhëtimit tuaj.

Qendra Pionen, Suedi

I ndërtuar në Stokholm gjatë Luftës së Ftohtë, ky bunker bërthamor është shndërruar në një qendër ultramoderne të “providerave” suedez të internetit. Në një thellësi prej 30 metrave nën tokë, aty ruhen disa nga të dhënat më të rëndësishme të internetit. Ky vend gjithashtu ka shërbyer për xhirimin e disa filmave holivudian.

Shpella Lasko, Francë

Për t’i ruajtur pikturat unike parahistorike në muret e këtyre shpellave, qasja në të është e kufizuar për turistët. Ajo çfarë mund të bëni është të kënaqeni me kopjen identike, e cila ju dërgon në një turne virtual brenda saj.

Stacioni i radarëve Don-2N, Rusi

Kjo piramidë moderne është e lartë afro 40 metra dhe e gjerë 120 metra dhe luan rol kyç në sistemin mbrojtës raketor të Moskës. Në raste të rralle, gazetarëve me ndihmën e udhërrëfyesit lejohen ta vizitojnë këtë stacion, por ata e dinë se vetëm një pjesë të saj e vizitojnë pasi pjesa tjetër është sekret shtetëror.

Dhoma sekrete Mount Rashmore, Shtetet e Bashkuara

Përveç kokave të presidentëve më të shquar të Amerikës që janë të gdhendur në gur, ky vend ka edhe një zonë tjetër interesante – dhomën sekrete brenda të cilës qytetarët e rëndomtë nuk kanë qasje. Në të gjendet kapsula kohore për brezat e ardhshëm me dokumentet më të rëndësishme historike të këtij vendi. /Telegrafi