SHPËRNDAJE

Me datë 13.01.2022, rreth orës 17:20, Stacioni Policor në Deçan, është informuar nga qytetarët se në fshatin Beleg- Deçan, një shtëpi është kapluar nga zjarri.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, zyrtaret Policor kanë kuptuar se brenda shtëpisë ndodhet viktima, të njëjtit menjëherë kanë ndërhyrë duke rrezikuar jetën e tyre, për ti dalë në ndihmë viktimës, të cilën kanë arritur që ta nxjerrin nga shtëpia e përfshirë nga flakët.

Viktima fillimisht është dërguar ne QKMF-Deçan, e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Policët të cilët kanë ndërhy ne rast kanë pranuar tretman mjekësor ne QKMF-Deçan.

Ne vendngjarje ka dalë edhe ekipi i zjarrfikëseve të cilët kanë lokalizuar zjarrin.