SHPËRNDAJE

Policët e Kosovës përveç angazhimeve që kanë, organizojnë edhe aktivitete humanitare. Ata sot në kampin Vrella në Sllatinë dhuruan gjak, organizim ky tradicional i Policisë.

Dhurimi i gjakut do të vazhdojë edhe për disa ditë, ku do të organizohen edhe nëpër njësi dhe stacionet e Policisë nëpër Kosovë.