SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me plagosjen nga policia serbe e të riut nga Medvegja.

Sipas Policisë viktima ishte plagosur me armë zjarri nga persona deri më tani të panjohur derisa ishte në pyll në vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Viktima nga spitali i Gjilanit është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.