SHPËRNDAJE

 

Një trup i pajetë është gjetur sot në Gjakovë.

Gjatë ditës së sotme, një person është gjetur pa shenja jete në Liqenin e Radoniqit.

Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një burrë 67-vjeçar me inicialet M.P.

 

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Gjakovës.