SHPËRNDAJE

Ministri serb i Arsimit, Mladen Sarçeviq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk janë lejuar të hynë në Kosovë.

Sarçeviq e Gjuriq kanë provuar ta kalojnë kufirin sot, në pikën kufitare në Jarinje, njofton Klan Kosova.

Dy politikanët duhej të hapnin solemnisht një Institut për Kujdesin Shëndetësor.

Fondet për ndërtimin, sipas Blicit serb, janë siguruar nga Qeveria e Serbisë.