SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në qeverisjen e re, pas 6 tetorit, do të rritet numri i policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve për ta rritur sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

Ai ka thënë se me rritjen e brutoproduktit vendor deri në 2% për mbrojtje të atdheut, do të punësohen edhe 2,000 policë të rinj, 100 prokurorë dhe 100 gjyqtarë.

“Deri në 2 % të BPV për mbrojtje të atdheut, +2000 policë shtesë për sigurinë në rrugë e lagjet tona, +100 prokurorë në betejën kundër krimit, +100 gjyqtarë shtesë në ndarjen e drejtësisë dhe zgjidhjen e lëndëve të panumërta që presin në radhë”, ka thënë Haradinaj

“Ky është zotimi im. Ja kemi borxh Kosovës, t’i mbështesim ata që ruajnë dhe mbrojnë qytetarin e shtetin”, ka shtuar ai në fund.

Askush nga politika nuk ka të drejt të fyej apo sulmojë ushtarin aktiv, policin në detyrë, prokurorin dhe gjyqtarin në…

Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, September 19, 2019