SHPËRNDAJE

Pasi Kim Jong-un lëshoi një tjetër raketë mëngjesin e sotëm, Presidenti i Koresë së Jugut ka thënë se vendi i tij ka fuqinë e plotë për të shkatërruar fqinjin e saj verior.

Moon Jae-in tha gjithashtu se dialogu, me Kim Jong-un në një situatë si kjo ishte “i pamundur”, raporton “The Independent’.

“Në rast se Koreja e Veriut ndërmerr provokime kundër nesh ose aleatit tonë(Japonisë), ne kemi fuqinë e plotë për t’i shkatërruar, përtej rimëkëmbjes së viteve të fundit”, deklaroi presidenti koreanojugor,.

“Dialogu është i pamundur në një situatë si kjo. Sanksionet ndërkombëtare dhe presioni do të shtrëngohen më tej për të detyruar Korenë e Veriut të zgjedhë opsionin tjetër: Të shkojë përpara në rrugën drejt dialogut të vërtetë “.

Raketa, e cila mendohet të jetë e llojit të “Hwasong-12” është e njëjtë me atë që kaloi mbi Japoninë muajin e kaluar, po mbi qytetin e Hokkaidos.

Seuli tha se ishte raketa e 19-të balistike e nisur nga Koreja e Veriut këtë vit.

Moon gjithashtu urdhëroi ushtrinë e Jugut të kryente teste të raketave balistike në kundërpërgjigje të testit të Kim Jong-un.