SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, për sulmin ndaj Vitore Stavilecit, gruas së zëdhënësit të PDK-së, Blerand Stavileci, duke e cilësuar akt qyqar dhe të ulët.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur keqardhje për sulmin ndaj zonjës Stavileci dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë që sa më parë të gjejnë sulmuesit.

 

Postimi i plotë i Thaçit:

 

“Shpreh keqardhje për sulmin e ulët dhe qyqar ndaj zonjës Stavileci, bashkëshortes së ministrit Bleran Stavileci.

Ky akt barbar nuk e shqetëson vetëm familjen Stavileci, por gjithë qytetarët tanë.

Nga organet përkatëse kërkojmë që sulmuesit e dhunshëm sa më parë të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Thaçi.