SHPËRNDAJE

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë në RTK, se lufta e vitit 1999 ka qenë një fitore politike kundër Serbisë, e jo ushtarake. Ai në atë kohë kishte qenë udhëheqës politik i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

“Ajo ishte një fitore politike e jo ushtarake”, ka thënë Thai.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për marrëveshje në mes Kosovën dhe Serbisë, duke thënë se marrëveshja përfundimtare do prodhojë njohjen reciproke të këtyre dy shteteve.

“Unë do ta mbështes rishikimin e kufirit, bashkangjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, që do të thotë njohje reciproke”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për qëndrimin e SHBA-së përballë një marrëveshje mes dy shteteve.

“Në rast të arritjes së marrëveshjes atëherë edhe SHBA do ta mbështesin. Unë do të shoh edhe mundësitë reale edhe të takimit me presidentin Trump”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se Kosova aktualisht gjendet në një proces stagnues dhe se shansi i tashëm për të ecur përapara duhet shfrytëzuar.