SHPËRNDAJE

Ardian Gola, Profesor i Universitetit të Prishtinës, përmes një postimi në Facebook tregoi se si një shoqe e tij i ka rrëfyer se për vazhdimin e kontratës së punës në institucion publik, po i kushtëzohej me mardhënje seksuale. Madje edhe raste të tjera ku aktualisht në këtë institucion ka femra që punojnë pasi kanë pranuar këtë ofertë.

“Sot një shoqe me rrëfeu se si vazhdimi i kontratës se punës në një institucion publik, pas një periudhe gjoja testuese, i kushtëzohej me marrëdhënie seksuale. Njeriu i cili i kishte ndihmuar të punësohej, e i cili aksidentalisht është ne pushtet, sepse ne rrethana normale pozita meritore e tij nuk do te shkonte përtej çobanit, fillon e bëhet gjithnjë e me eksplicit në kushtëzimin seksual të vazhdimit të kontratës” ka thënë Gola në Facebook.

Gola ka treguar se aktualisht ka ferma që punojnë në këtë institucion duke ofruar favore seksuale për njerëzit e pushtetit.

“Më tregonte se si disa femra tashmë janë pajtuar me këtë fat. Ato ofrojnë favore seksuale për njerëzit e pushtetit, qoftë për mbijetesë, qoftë për një jete me lluksoze. Me fjale tjera, pushtetarët, kuptohet jo të gjithë, janë të përfshirë në prostitucion modern. Për “bosat” e sektorit privat, mos te flasim”, ka shkruar Gola.

Krejt në fund, kësaj kategorie njerëzish Gola iu referua si kategoria më e flliqtë në rruzullin tokësor.

“M’lejoni t’jem aspak politikisht korrekt për këtë kategori njerëzish: jeni kategoria më e flliqtë n’rruzullin tokësor. Po t’kisha mundesinë, kisha me ua pre atë luc t’zhyllavte, e kisha me ua rras n’atë goje, po ashtu t’gubavtë! Flliqësira! U turpërofshi!”, ka shkruar Gola në Facebook.

Sot nje shoqe me rrefeu se si vazhdimi i kontrates se punes ne nje institucion publik, pas nje periudhe gjoja testuese,…

Posted by Ardian Gola on Monday, July 29, 2019