SHPËRNDAJE

Aldisa Morina vjen nga Peja dhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit ajo kandidon me numerin 18 për asamblenë e Pejës nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës (AAK).

 

Lexoni tekstin e plotë:

Kush është Aldisa Morina

Aldisa Morina ka lindur në Pejë, shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoj në qytetin e Pejës. Është e sapo diplomuar në Kolegjin ‘Universum’ ku edhe ishte bursiste në drejtimin: Marrëdhënie Ndërkombëtare, Administratë Publike dhe Studime Europiane.

Aktivitetin e saj rinor e ka filluar 8 vite me pare ku ka qenë njëra ndër themelueset e Lëvizjes Rinore Rilindja në Pejë, pastaj ka qenë e angazhuar në Kuvendin e të Rinjëve të Pejës (Organizata më e madhe rinore nivel Kosove), pas kësaj ka qenë antare e kryesisë së forumit rinor të AAK-së në Pejë që nga viti 2013.

Aldisa poashtu ka përfunduar disa trajnime si ‘Shkollën e Aktivizmit nga Inciativa për Progres (INPO), Shkollën për Media të Reja nga NDI & USAID, Shkollën Dimërore Europiane poashtu e çertifikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe PONDER për pjesëmarrje në punëtori të ndryshme.

Tani Aldisa është kandidate për Asamblenë Komunale të Pejës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me numër 18.