SHPËRNDAJE

Shkruan: Tahir Bakalli

 

Projekti në fjalë kishte karakter vullnetar dhe edukativo-arsimor.

Ky projekt, ka filluar në shtator të 2016-tës autor dhe bartesi i këtij projekti është Tahir Bakalli zëvendeskordinator ne Qendren Didaktike në Gjakovë ku mori ftesë, nga dy shkollat 9 vjeqare të Tropojës “Oso Dauti” Llugaj dhe “A.Podrimja” Bajram Curr.

Pas vizitës, e tëra në baza vullnetare, lindi nevoja qe te përpilohet projekti në fjalë, qëllim i së cilës ishte ndihmë shkollave, percjellja e pervojave te ndërsjella, përmes organizimit te binjakëzimit të shkollave të Komunës se Gjakovës dhe Malësisë së saj.

Bashkëpunëtore nga ana tjeter e kufirit ishte Moza Lisha, mesuese e matematikes ne shkollen “A.Podrimja”.

Ky projekt menjehere ka gjete mbeshtejen e disa shkollave te Komunës se Gjakoves, ku me vone ju ka bashkangjitur edhe DKA Gjakove si dhe ZA e Tropojes.

Konkretisht, nga Komuna e Gjakovës morren pjese 3 shkolla, (ka qene nje zgjedhje e lire-pilot): “Z.Rexha”, “M.Kepuska” dhe “F.Agani”.

Ne kete projekt moren pjese rreth 700 nxenes ne aktivitete te ndryshme dhe here te perbashketa.

Per dy vite me radhe: 2016/2017 dhe 2017/18, jane zhvilluar mbi 20 aktivitete dhe vizita te ndërsjella, drejtoret e shkollave perkatese, jane te lidhur nepermjet rrjeteve sociale dhe atyre zyrtare dhe shumë mesimdhenes nga te dyja anet komunikojne duke shkembyer pervojat e tyre.

Kane lidhur bashkepunime apo jane kontaktuar shkollat e Malesise me DKRS, me Tatrin Amator “E.Duraku”, Qendres invative “Bonevet”, “Qendren Didaktike Gjakove”, dhe organizma te tjere.

Kërkohet edhe pak angazhim nga te dyja anet, por, dhe duhet kuptohet edhe angazhimi i drejtoreve ne punet e perditshme te cilet jane mjaft te ngarkuar.

Tani shkollat nese deshirojne te vazhdojne, kane adresat se ku te zhvillojne aktivitetet, kuptohet pa e harruar nismesn e ketij aktiviteti, projektin ne fjale.

Si perfundim, vlen te permenden aktivitete qe kane pasur nje gjithperfshirje te nxenesve nga te dyja anet: Dhurimi i mjeteve didaktike, Riparimii xhamave te shkolles “O.Dauti” Llugaj, Koncerti i perbashket per ndere te Dites se Flamurit, Ekspozita pamore e shkollave te Gjakoves ne Malesine e Gjakoves, Krijimi i kenges se deshmores Yllka Domi, Ekspozite pamore e shkollave te Malesise, ne shkollat e Gjakoves, Koncert ne shkollen “M.Kepuska” nga nxenesit e shkolles “A.Podrimja”, Dorezimi i 10 projekteve shkollave te Tropjes, Dhurate simbolike per biblioteken e ketyre shkollave per nder te 23 prillit Dites Boterore te Librit, Krijimi i muzeut ne dy shkollat e Tropjes, ndihme nga ky projekt, per te pasuruar me pas nga vete nxenenesit, Per ndere te dites se Tokes dhurate fidane dhe lule per kete dite (jo nga projekti, por nga miqet e projektit), Shfaqja e drames fituese te shkolles “F.Agani: ne Fesivalin “Femijet ne skene”, nxenesve te shkolles “A.Podrimja”, Nisja e bashkepunimit te Festivalit “Femijet tropojane ne skene”.

(Klasat fituese nga shkolla “Beslidhja e Malesise” ka marre pjese ne finalen te Revistes teatrore memoriale “Nura -Bejtulahu-Dmi”, Vizite pune te shkolles “A.Podrimja” Qendres inovative “Bonevet”, dhe shume vizita te disa vizita te ndersjella.

Ne fund, si organizator i gjithe ketij aktiviteti, gjej rastin te i falenderoi drejtoret e shkollave perkatese, te cilet pa ndihmen e tyre nuk do mund te ecnim perpara, nxenesit, prinderit si dhe kryetarin e Bashkise se Tropojes z.Besnik Dushaj dhe drejtorin e ZA Tropoje z.Pertrit Zenelin.

Njekohesisht, Bordin e TA “E.Duraku”, stafin e Qendres inovative “Bonevet” Ky projekt ka nje peshe jo vetem edukative por edhe kombëtare.