SHPËRNDAJE

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka bërë sërish thirrje për zgjidhjen me diplomaci të krizës në gadishullin korean. Gjatë një takimi me Presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in në një forum ekonomik në Rusi, Putin theksoi se problemet nuk zgjidhen vetëm me sanksione.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos e zënë ngushtë Penianin.

“Është e qartë se është e pamundur që problemet në gadishullin korean të zgjidhen vetëm me sanksione dhe presion. Pa mjete politike dhe diplomatike është krejtësisht e pamundur”, tha Putin.

Rusia dhe Kina kishin propozuar në korrik një “ngrirje të dyshtë”, që do të thotë se Koreja e Veriut duhet të ndalojë testimet bërthamore dhe lëshimin e raketave, kurse SHBA dhe Koreja e Jugut duhet të ndalojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

Ky plan u refuzua kategorikisht ng Uashingtoni. Sa i përket kësaj iniciative, Putin e risjell sërish në vëmendje dhe thotë:

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara që ta rishikojnë këtë propozim, e cila sipas mendimit tonë, ofron një mënyrë realiste për të ulur tensionet dhe për të arritur një zgjidhje”.

Presidenti i Koresë së Jugut i tha Presidentit Putin se situata në gadishullin korean mund të bëhet e paparashikueshme nëse Peniani nuk i ndërpret veprimet e tij provokative pas testit të fundit të bombës me hidrogjen. /klan