SHPËRNDAJE

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka vendosur lidhur me ankesat e parashtruara nga kandidatët për deputet të Kuvendin e Kosovës, brenda afatit ligjor prej 72 orësh.

Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-it ka njoftuar se në PZAP janë paraqitur 66 ankesa, ku 40 ankesa janë miratuar ndërsa 26 janë refuzuar, raporton Ekonomia Online.

Ai ka theksuar se PZAP-i ka marr vendim që 14 kryesuesve të vendvotimeve për 5 vjet t’ju ndalohet e drejta për të qenë pjesë administrative të zgjedhjeve të organizuara nga KQZ-ja.

Po ashtu PZAP-i ka marr vendim për miratimin e 18 ankesave si të bazuara pa hetim, pasi që kanë poseduar dëshmi të mjaftueshme.

“Për këto ankesa PZAP-i ka marr vendim dhe ka urdhëruar KQZ-në që të bëjë rinumërimin e kutive të votimit, ku do të rinumërohen 117 kuti votimi”, ka thënë Desku.

Ai ka theksuar se këto raste do të dërgohen në Zyrën e Prokurorit të Shtetit për hetim të mëtejmë.

Ndërsa, Adnan Konushevci, anëtar i PZAP-it, fajin për mospërputhje të rezultateve dhe ankesave që kanë ardhur nga kandidatët për deputet e kanë kryesuesit e vendvotimeve.

Ai tha se ka raste ku deputetët e kanë fituar mandatin e ardhshëm, por kanë parashtruar ankesë vetëm për të mbrojtur votën e tyre.

“Prej njoftimit të palëve që janë ankuar, ata kanë të drejtë që të ankohen në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve. Gjykata do të ketë në dispozicion 72 orë për shqyrtimin e tyre. Pasi të përfundojë ky proces KQZ-ja mund të bëjë certifikimin e zgjedhjeve”, ka thënë Konushevci.