SHPËRNDAJE

Qeveria gjermane ka thënë se do të ishte e pavend për presidentin turk, Tayyip Erdogan, të bëjë paraqitje publike në Gjermani jashtë samitit të G20 duke pasur parasysh tensionet aktuale mes dy aleatëve të NATO-s, ka thënë sot ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Gabriel ka thënë para gazetarëve që po udhëtonin me të për në Rusi se Turqia edhe zyrtarisht ka kërkuar leje të mërkurën që Erdogan t’iu adresohet qytetarëve turq që jetojnë në Gjermani gjatë vizitës së tij atje, përkundër këshillës së shpejtë të tij për Ankaranë para dy javëve që mos të bëhet një kërkesë e tij.

Gabriel ka thënë se qeveria gjermane nuk dëshiron që qytetarët turq që jetojnë në Gjermani të zemërohen.