SHPËRNDAJE

Se sa e fortë është Qeveria “Haradinaj” kjo mund të testohet shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës.

Përçarjet brenda koalicionit qeverisës kanë bërë që deputetë brenda llojit të dalin jo vetëm kundër politikave të partisë, por edhe të propozojnë mocione për rrëzimin e saj, shkruan sot, gazeta Zeri.

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ka qenë i pari që u ka bërë ftesë publike dy partive opozitare, “Vetëvendosjes” dhe LDK-së, për ta bërë këtë.

Berisha ka ofruar edhe votën e tij nëse këto dy parti do t’i bëjnë 60 vota. Pro propozimit të Berishës dhe përkrahës të tij janë deklaruar edhe në lëvizjen “Vetëvendosje”, kurse tentimet për ta rrëzuar atë nuk i kanë fshehur as në mesin e LDK-së. Se kryeministri Haradinaj mund të jetë “kurban” i pazarit të tij këtë e thonë edhe analistët kosovarë.