SHPËRNDAJE

Qeveria e Ramush Haradinajt miratoi programin qeverisës për periudhën 2017-2021, ndërkohë që kjo parasheh edhe futjen në agjendë të dy çështjeve të shumëpërfolura.

Bëhet fjalë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe transformimin e FSK’së në Forca të Armatosura.

Për të parën, ndonëse ka kundërshtim të ashpër nga VV’ja, sipas Qeverisë, kjo do të bëhet sipas marrëveshjes së Brukselit.

Ndërkaq, çështja e shndërrimit të FSK’së në ushtri, e që u bë aktuale këtë vit nga presidenti Hashim Thaçi, mësohet se do të aktualizohet në nëntor. Kështu të paktën thuhet në programin qeverisë, pa çka se kjo gjë kundërshtohet nga Lista Serbe e cila është faktor në Qeveri, ndërkohë që një variant tjetër që nuk kërkon votat e serbëve e kanë kundërshtuar Amerika, Nato dhe përfaqësuesit e shteteve evropiane.

Përveç këtyre, Qeveria Haradinaj futi në program të vetë edhe politikat ekonomike të cilat ata shpresojnë se do të sjellin rritje prej 5 deri në 7 përqind, shkruan gazetametro.net.

Ndryshe, programi i Qeverisë për katër vitet e ardhshme u miratua dje, ku gjeti përkrahjen e 20 ministrave, ndërkohë që ishte vetëm ministri Nenad Rikola, i cili po akuzohet se torturoi shqiptarë gjatë luftës, i cili abstenoi për këtë program./metro