SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar planin për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku ndër tjerash, ka shqyrtuar edhe një propozim-vendim lidhur me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Në mbledhje, Qeveria e ka miratuar planin për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar më 4 shtator, raporton Gazeta Express.

Ndër tjerash, Qeveria do ta shqyrtojë edhe propozim-vendimin për shfuqizimin  e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010”, i cili vendim kishte themeluar task forcën anti-korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Ekzekutivi po ashtu sot do të shqyrtojë edhe propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues për ëprgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.