SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës ka miratuar programin për qeverisje në 4 vitet e ardhshme nën udhëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ky program i Qeverisë u votua nga 20 ministra, ndërkaq vetëm një prej tyre abstenoi.

Kabineti qeveritar miratoi edhe programin legjislativ të Qeverisë për vitin 2017 si dhe ka miratuar projektligjin për ndryshimin e ligjit për Liritë Fetare.