SHPËRNDAJE

Kandidati për deputet nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhavit Drenori, kishte shitur veturën e tij të tipit “Passat”, me qëllim që paratë nga shitja e veturës t’i shfrytëzonte për financimin e fushatës së tij.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook kishte publikuar edhe kontratën e shitjes së veturës.

Por, pas përfundimit të zgjedhjeve, qytetarët janë tallur me Drenorin duke e komentuar: “As Pasatin e as deputet”.

Më pas Drenori e ka replikuar këtë komentues duke i thënë se shkon në punë me autobus.