SHPËRNDAJE

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, që pritet të garojë përsëri për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore, ka thënë se partia e tij të gjitha vendimet i merr në konsultime me Beogradin.

Sipas Rakiq, edhe listat dhe kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale do të bëhen në konsultime dhe pajtim me politikat e qeverisë serbe.

“Ne i marrim të gjitha vendimet në konsultime me Beogradin dhe me njerëzit tanë, sepse janë ata që ne i përfaqësojmë, problemet e të cilëve duhet t’i zgjidhim”, shkruan Novosti, transmeton Klan.

Rakiq kësaj here për të parin e Mitrovicës Veriore besohet se do të ketë një garë të fortë me Oliver Ivanoviqin, i cili e ka ndërmend të garojë për të parin e kësaj komune.

Ndërsa kandidatë të tjerë nga Lista Serbe për qytetet tjera me shumicë serbe në Kosovë besohet të jenë; Srdjan Popoviq, për Graçanicën dhe Bratislav Nikoliq për Shtërpcën