SHPËRNDAJE

Në fjalimin e tij të fitores në sheshin e sapohapur Skënderbe, Edi Rama është munduar ti shmanget të gjitha tonat triumfaliste dhe është shfaqur me një dorë tejet të shtrirë ndaj opozitës. Gjatë gjithë fjalimit të kryeministrit janë vënë re mesazhet e pajtimit me PD-në. Ai ka kthyer pas kaq kohësh në fjalor shprehjen “përtej së majtës dhe së djathtës”. Ai ka përmendur vendin ku kemi lindur jo sit ë majtë dhe të djathtë, por si shqiptarë. Ai ka vazhduar se “shteti që duam nuk është as socialist as demokarat”.

Më pas Rama ka vazhduar se kjo fitore nuk na lejon që “konkurentët t‘I shohim si armiq. Ne dhe atyre  na takon t’i japim fund lojës së rahjes gjoksit për meritat dhe tregimit të gishtit për dështimet. Ne duhet ta bëjmë më të fortë demokracinë tonë”.

Më pas Rama është treguar tolerant për t’i lënë Bashës kohën e nevojshme për të kapërdirë zhgënjimin për mosarritjen e fitores, por ai ka treguar një vullnet të qartë për të vazhduar frymën e marrëveshjes së 18 majit. ”Besoj edhe sot se marveshja me kryetarin e PD nuk duhet të fashitet për tu bashkuar për interest e Shqipërisë në rrugën për europën që duam” ka thënë ai duke shtuar me ton solemn:  “Dua ta falenderoj Lulzim Bashën se në 18 maj vuri Shqipërinë të parën”.

Pra gjatë gjithë fjalimit të tij u vunë re tonet e qarta të pajtimit, të kryeministrit që ka forcën të ngrihet mbi interesin e tij të ngushtë politik dhe të vazhdimit të bashkëpunimit me opozitën.

E gjitha kjo edhe mund të jetë një “zemërgjërësi” e zakonshme e një njeriu në pikun e triumfit të vet. Por me shumë gjasë kjo mund të jetë një strategji e menduar mirë, e paqtimit të situatës për zbutjen e gjakrave që i hapin rrugën një bashkëpunimi me Bashën, nga ai për emërimet në disa institucione të rëndësishme shtetërore e deri tek ai i një koalicioni të mundshëm të madh.

Pra një gjë është e qartë, duket se Rama i ka çuar rivalit të tij të mundur sinjale të prekshme se ai kërkon ta ruajë frymën e natës së tyre të 19 majit.