SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e cilësoi Yli Manjanin si ministrin më të keq të qeverisë së tij , por Manjani ka reaguar menjëherë duke ia kthyer me të njëjtën monedhë.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë duket se kryeministri kërkon ta kthejë këtë në çështje personale. Ai e sfidon hapur Ramën kur shton është i mirëseardhur t’ja fillojë nga të dojë.

Statusi i plotë i Manjanit:

“Atëherë:

Pa dyshim që nuk isha ministri i duhur për qeverinë e hashashit. Në këtë pikë jam dakord me Kryeministrin. Ai vetëm te droga dhe tek koncesionet e kishte mendjen, ndërsa unë tek ligjshmëria e qeverisë. Pra dallim shumë i madh.
Pa dyshim që nuk kisha asnjë iluzion se Edi Rama kishte ndryshuar nga sa e njoha në PS. Por edhe unë vendosa ti jap vetes një shans që të kontribuoj nga brenda dhe jo vetëm duke kritikuar nga jashtë! Shans të cilin e shfrytëzova sepse e pashë me sytë e mi shkeljen e ligjit në pushtet!
Sa për shansin që më paska dhënë ai, ja fut kot sigurisht! Zgjedhja ime aty ishte vendim i Ilir Metës dhe e LSI dhe jo i Edi Ramës! Ky i fundit vetëm firmosi letrën për në Presidencë. E kundërta është e vërtetë, futja ime në kabinet madje edhe dalja nga kabineti ishte për ti dhënë shans qeverisë së koalicionit, të cilën siç edhe e pamë e shkatërroi vetë Rama!
Se fundi të gjithë ministrat e LSI kanë shprehur rezerva të thella për qeverinë dhe vendimmarrjen e saj. Në disa raste prej tyre, ka edhe deklarata publike shumë më të forta se qëndrimet e mia parimore. Kryeministri do ta bëjë personale me mua. Është i mirëseardhur! Ja fillojmë nga ta dojë ai…