SHPËRNDAJE

Mandatari për kryeministër nga koalicioni PANA, Ramush Haradinaj ka prezantuar planin qeverisës para Kuvendit të Kosovës.

 

Ai ka mbajtur një fjalim të gjatë, të cilin e sjellim më poshtë:

 

Qeveria që e kërkon besimin tuaj e që më është besuar mua ta udhëheq trashëgon një situatë të vështirë në vend, me planmin e brendshëm edhe të jashtëm. Me të gjitha nivelet institucionale dhe shoqërore, sitautë e rëndë e planit social, situtë e ndjeshme me besimin e institucioneve, gjendja në sektorët veç e veç, pa i mohuar të arriturat e caktuara prap është e vështirë.

Shëndetësia e arsimi s’janë mirë, bujku ndihet i lënë vetëm, të rinjtë arijnë vështirë deri te vendi i punës, femra edhe më të vështirë e veçanërisht ajo që jeton në zona rurale. Sipërmarrësit sidomos ata të vegjël dhe të mesëm e kanë të vështirë të bëjnë biznes, marrim përsipër që të përballemi me ëktë gjendje. Ekonomia të ketë rritje, dhe investime, vende të reja të punës, dhe gjendja sociale të rregullohet me punësim, shëndetësia të shërohet, dhe arsim cilësor për tregun e punës.

Ky program qeverisës pasi të sillet tek ju, do t’i nënshtrohet një diskutimi publik të shoqërisë civile dhe të gjithë atyre që kanë interesim. Mirëpo për një program qeverisë duhet të studiojmë gjendjen nëpër sektor veç e veç, në mënyrë që nisja të jetë e saktë. Për Kosovën është e rëndësishme konsolidimi i rendit dhe ligjit, duke iu falënderuar të gjithëve në rend dhe ligj dhe siguri, megjithatë na pret shumë punë.

Kosova rrezikohet nga terrorizmi, Kosova në planet e sigurisë do të ndihet vetëm si anëtare e NATO-s, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe partneritet me aleatët. Perespektiva ndërkombëtare, anëtarsimi në institucionet ndërkombëtare është obiligim i joni, në NATO, OKB dhe BE.

Kosovës i është stëzgjatur rruga në BE dhe kjo mund ta humb kuptimin e saj. Kosova do të bëhet BE duke e zbatuar MSA-në. Kosova ka në themel flijme të shumta, sakrificë të madhe, poashtu me lindjen e lirisë ka lindur miqësia unike me Amerikën, do ta forcojmë këtë miqësi pasi është e përhershme.

Rajoni: Kosova i merr përgjegjësit si faktor stabiliteti, dialogu me Serbinë e kemi pa aletnartivë edhe pse kemi histori tragjike. Jemi fqinj, Kosova ndien dialog për popull, do të hapim dialog të brendshëm për të kuptuar ndjenjën e qytetarëve, kjo ndodh në mënyrë që politika të mos ketë shkëputje me popullin. Të arriturat e dialogut duhet të burojnë nga populli.

Që të gjithë ne e ndiejmë peshën e misionit qeverisë që e kemi para vetes. Besoni në këtë qeveri, të ekspertëve dhe të arriturave të tyre, mund ta kthejnë shpresën, edhe të atyre që sot nuk kanë shpresë. Ju kërkoj votën e juaj për qeverinë në mënyrë që t’i shërbej qtyerait të Kosovës.