SHPËRNDAJE

Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo duket se do të jetë problem që në fillim të qeverisë së Ramush Haradinajt. Pas raportimeve se Rikalo ka kryer krime lufte ndaj qytetarëve të Kosovës është ngjallur një debat publik përmes së cilit po kërkohet edhe shkarkimi i tij. Kësaj sot ju shtua edhe thirrja e interpelancës për këtë çështje nga LDK-ja.

Nëse Haradinaj nuk e shkarkon ministrin Rikalo, atëherë LDK-ja do ta thërrasë një interpelancë për këtë çështje.

Këtë e bëri të ditur përmes një konference për media Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti.

Për këtë temë u deklarua dje Haradinaj duke thënë se nuk ka fakte që ministri serb të ketë kryer krimet në fjalë.

Ai poashtu tha se se kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kanë shkelur rregulloret duke përmendur kështu mbylljen e seancës e thirrur nga opozita dhe votimin e Qeverisë pa debat parlamentar.

Hoti tha se Qeveria dhe kryeministri Haradinaj e ka nisur punën me fyerje ndaj gazetarëve, ndërsa sipas tij një deputet ka kërcënuar një gazetar me jetë, duke aluduar në raportimin se deputeti i AAK-së Bekë Berisha ka kërcënuar me jetë gazetarin e Insajderit Vehbi Kajtazi.