SHPËRNDAJE

Pergjate historise, nuk ekziston nje marreveshje e vetme shqiptaro-serbe per bashkepunim, ne te cilen shqiptaret nuk jane tradhetuar. Kjo cdohere ka ardhur si pasoje e naivitetit te lidershipit shqiptar, i cili kurre nuk arriti ta zbertheje faktin qe kane te bejne me nje popull te ndertuar ne mite, te ushqyer me urretje racore dhe fetare, me histori te lajthitur dhe instinkt grabitcar ndaj seciles kulture tjeter. Pa ndryshuar thelbesisht, ne duhet te refuzojme cdo perafrim me ta.

Ja nje shembull : Ne fillim te shekullit 20, kryeministri i atehershem i Serbise, Vladen Djordjevic, publikonte botime shkencore se si shqiptaret jetojne ne drunj dhe kane bisht. Nga ana tjeter Esat Pasha, Ahmet Zogu dhe me pas edhe Enver Hoxha deshperimisht kerkonin bashkepunimin me ta. Nuk ju bente pershtypje se cfare shkruhej e mendohej per shqiptaret ne ate kohe ne qarqet politike dhe akademike serbe. Eshte jashte logjikes. Si mund te besh marreveshje dhe ti zesh bese nje strukture njerezore qe te konsideron popull me bisht ?

E njejta gje edhe sot. Une nuk kuptoj logjiken se si Edi Rama mendon se mund te arrije dicka te vlefshme me Vuçiqin, kur presidentja e vendit te tij ne 2019-ten i quan shqiptaret njerez te dalur nga mali. Ky eshte naiviteti me i madh politik i mundshem.

Secili shtet ne Ballkan heziton te punoje me ta, shpesh ulen ne tryeze shkaku i presionit nderkombetar dhe jo deshires, ndersa dalim ne Shqiptaret marrim flamurin e prijme. Ne kohen kur ne Kosove figurojne me mijera njerez te pagjetur ende, te zhdukur nga duart e tyre.