SHPËRNDAJE

Ish ambasadori i Maqedonisë në Bruksel dhe analisti dhe profesori i njohur, Blerim Reka ka propozuar një ide interesante për çrrënjosen e korrupsionit nga vendet e Ballkanit.

Sipas tij, Ballkani sot i ngjan Amerikës Latine të para një shekulli.

“Ballkani i fillim-shekullit 21, i ngjan Amerikës Latine të fundshekullit 20: regjime te korruptuara qe tolerohen për ‘interesa më të larta strategjike’. Është koha për një Tribunal Ndërkombëtar Anti- Korrupsion për Ballkanin. Në të kundërtën, ai do te kolumbizohet”, thotë profesori Blerim Reka.