SHPËRNDAJE

Pas takimit që pati Rrahim Pacolli me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, si dhe kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, Pacolli ka sqaruar se takimi ishte i rastësishëm, për kafe të mëngjesit.

Pas raportimit të mediave se takimi që u zhvillua në mes të Presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli dhe kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, ku u tha se ndonëse mund të jetë i ndërlidhur me zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve të 11 qershorit, Rrahim Pacolli shpjegon për Gazetën Express se ata u takuan privatisht.

Në një bisedë telefonike, Pacolli tha se u takuan rastësisht për kafe të mëngjesit, dhe se takimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën politike.

“Takimi ishte i rastësishëm, për kafe të mëngjesit”, tha Pacolli për Express.

Vlen të theksohet se Rrahim Pacolli në zgjedhjet e 11 qershorit ishte Shef i Shtabit Zgjedhor të AKR’së.