SHPËRNDAJE
Policia ka dhënë detaje mbi rrahjen e djalit të Nenad Rashiq.
Gjatë ditës së sotshme, djali i politikanit serb, Nenad Rashiq ka qenë pjesë e një rrahje që ka ndodhur në fshatin Llapnasellë.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën  për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.”

“Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin  e ngjarjes.”

“Bazuar në  informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka pësuar lëndime  dhe i njëjti është dërguar  për trajtim mjekësor.”

“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i  mitur).”

“Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, u shprehë ajo