SHPËRNDAJE

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj k/shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë grushtuar mes veti, duke i shkaktuar lëndime njëri-tjetrit.

Sipas Policisë, rrahja ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Pejë në ora 12:45.

Pas pranimit të ndihmës mjekësore, me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.