SHPËRNDAJE

Gjatë ushtrimeve në jug të Italisë është rrëzuar aeroplani i aviacionit ushtarak italian “Eurofighter Typhoon”. Aeroplani ka rënë në det ndërsa piloti ka vdekur.

Aeroplani i aviacionit ushtarak italian “Eurofighter Typhoon” ka rënë në det gjatë ushtrimit në Terracina, 76 kilometra prej Romës, ndërsa piloti ka vdekur, transmeton gazetametro.net.

Mijëra njerëz kishin përcjellë aeromitingun në brigjet e Terracinas kur piloti në fund të ushtrimin nuk arriti ta drejtojë mjaftueshëm aeroplanin duke u afruar në det.

Ai u rrëzua në det disa qindra metra nga bregu, prej nga doli tymi.

Forcat ajrore italiane kanë kumtuar se së shpejti është gjetur trupi i pilotit.

Shkaku i fatkeqësisë duhet të vërtetohet me hetim i cili tashmë ka nisur, transmeton AP.

Portali “Aviationist” pretendon se kjo është fatkeqësia e dytë e aeroplanit “Typhoon” në dy javët e fundit.