SHPËRNDAJE

Ka shkuar në 60 numri i vdekurve në uraganin “Harvey” i cili e goditi juglindjen e Teksasit me erërat të forta dhe shira të rrebeshtë, raporton AP.

Vërshimet e mëdha dhe rrugët e vërshuara e kanë shkaktuar numrin më të madh të viktimave të regjistruara në 11 konte të Teksasit, transmeton Express.

Në mesin e shkaktarëve të tjerë sipas zyrtarëve kanë qenë ndërprerjet e rrymës që i kanë lënë jashtë funksionit mjetet e personelit mjekësor për shpëtimin e jetëve, rënia e pemëve dhe reagimet e vonuara të emergjencave.