SHPËRNDAJE

Aktorja e famshme e Hollywoodit, Sandra Bullock, ka ardhur në ndihmë të gjithë familjeve të prekur nga uragani Harvey në Houston.

Aktorja i është bashkuar thirrjes së yjeve të tjerë të Hollywoodit, duke dhuruar rreth 1 milion dollarë për të ndihmuar të prekurit uragani që ka goditur Houstonin.

“Jam shumë e lumtur që mund të ndihmojë të gjithë personat e prekur. Të gjithë ne, duhet të japim një ndihmë, sado e vogël që është”, u shpreh Sandra.

Gjithashtu, aktorja pavarësisht klimës politike dhe trazirave në vend, shpreson që stuhia të ofrojë një mundësi për amerikanët të bashkohen.

“Kur je tetë metra nën ujë, nuk ka më politikë, por vetëm qenie njerëzore”, përfundoi aktorja.