SHPËRNDAJE

Qeveria e re e Maqedonisë në krye me Zoran Zaev sot do të mbajë seancën e parë qeveritare, njofton Portalb.mk.

Edhe pse në webfaqen e Qeverisë ende nuk ka ndonjë informatë se çfarë do të jetë rend i ditës, sipas praktikës së deritashëm në këtë seancë pritet të bëhet emërimi i funksionerëve qeveritar.

Në këtë seancë pritet të zgjedhet edhe sekretari i ri gjeneral dhe drejtori i ri i shërbimit qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta.

Sipas informatave të deritashme ajo pritet të fillojë në ora 14.00.

Që nga dita e parë e saj, Qeveria e Maqedonisë, nëpërmjet Kuvendit ndryshoi dhe shfuqizoi ligje me procedurë të përshpejtuar. Është ndryshuar Kodi Zgjedhor, me çka iu zgjat mandati krerëve komunal edhe për gjashtë muaj nga ku zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor si dhe u shfuqizua ligji për testim ekstern, ku ky i fundit nuk do të mbahet më.

Ndryshe Qeveria e Maqedonisë u zgjodh më 31 maj të 2017.