SHPËRNDAJE

Seanca, largimet, përçarjet… Xhavit Haliti flet për zhvillimet e fundit në PDK

Një gjë të tillë partia në fjalë e ka mohuar, e që u zotua se do të formojë institucionet shumë shpejt, por tash e më se dy muaj vendi ka mbetur peng e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Lajmi.net ka kontaktuar me nënkryetarin e PDK-së, Xhavit Haliti, me të cilën është biseduar për zhvillimet e fundit në këtë parti.

Haliti ka thënë se koalicioni i ka numrat dhe më 24 gusht kur edhe është caktuar seanca konsultative, do të zgjidhet Kadri Veseli kryeparlamentar, pasi nuk kanë tjetër emër.

“Ne e kemi propozu Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. Deklaratën e Albin Kurtit nuk e kam lexu, nuk di kush çka bën aty, por ne nuk kemi diskut për asnjë kandidat tjetër dhe nuk ka ndonjë vendim tjetër. I kemi votat e mjaftueshme, dhe askush nuk ka nevojë të shkojë me alternativa”, ka thënë ai.

I pyetur për të larguarit nga PDK-ja Ramë e Shukri Buja, Haliti ka thënë, se ka qenë vendim i tyre personal, pas mos pajtimeve me partinë.

“Për të larguarit nga PDK nuk kam çka të komentojë është e drejtë e tyre, të qëndrojnë apo të largohen. Normalisht që ata janë shokët tanë, kanë qenë dhe besoj që do të mbesin.  Kanë pasur mos pajtime, të natyrave të ndryshme me partinë ose partia me ta. Unë nuk kam pas asnjëherë ndonjë mospajtim sa i përket raporteve personale, kështu që është një vendim i tyre, askush nuk u ka kërku të tërhiqen nga PDK-ja, veprimi i tyre është i vullnetshëm. Secili e zgjedh rrugën e vetën, edhe kur e kanë zgjedh rrugën për me qenë  në PDK ka qenë në rregull”, është shprehur Haliti për largimet e fundit nga partia.

Haliti tha, se nuk ka përçarje të PDK-së në Skenderaj apo Drenas, veç siç tha ai, ka konkurrencë në kandidim.

“Nuk kemi diskutuar për përçarje, por kemi diskut dhe e dimë që ka konkurrencë në kandidim, andaj është krejtësisht normale konkurrenca. Njerëzit që dojnë të jenë pjesë e garës për pushtetin lokal, kanë besim në vetvete shoqëria e tyre ka besim në ta”, sqaroi ai.

Por, Haliti ua kujtojnë se partia ka rregulla dhe ato do të zbatohen, “nëse dy kandidatura ose pesë kandidatura, pesë persona kërkojnë të jenë kryetar të komunave nuk e shohë që është përçarje, ata vetëm dëshirojnë t’i shpërbëjnë qytetarëve dhe nuk shoh asgjë të keqe në të.