SHPËRNDAJE

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot pasdite për të caktuar seancën ku do të votohet për qeverinë e ri në krye me Ramush Haradinajn.

Lajmi.net merr vesh se kryesia e Kuvendit do të mblidhet në orën 17:00.

Po ashtu këto burime thonë se seanca për votimin e qeverisë do të mbahet nesër (e shtunë) po ashtu në orën 17:00.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është mandatuar dje nga presidenti Hashim Thaçi për formimin e qeverisë.

Për qeverinë duhet të votojnë minimalisht 61 deputetë.