SHPËRNDAJE

Në vazhdën e konferencave nga partitë politike e radhës ka qenë nga Lëvizja Vetëvendosje, ku nënkryetari i saj, Dardan Sejdiu ka treguar për disa parregullsi në procesin zgjedhorë.

Sipas tij, po tentohet që të dëmtohet procesi i votim. Ai tha se shqetësues është se po bëhen tentativa të shumta që të prishet procesi i votimit, sikur që është rasti i OJQ-së Instituti Rajonal për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike.

“Ky lloj organizimi është bërë për të dëmtuar procesin zgjedhore, ne e kemi bërë padi dhe presim që organet e rendit të reagojnë shpejtë. Një shkelje e rëndë është bërë në Fshatin Vojnik ku është arritur një marrëveshje mes komisioneve PDK-së dhe LDK-së që votimi të behet pa përcjellë as një lojë verifikimi. Ne jemi në tentativë për ta tërheqim komisionerit ton edhe pse është e vështirë. Nuk po lejohet që të shënohen vërejtjet në letrën e vërejtjeve”, ka thënë Sejdiu.

Ai i ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën për votim