SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se partia e Ramush Haradinaj është e para në sondazhet që janë bërë kohëve të fundit.

Ai ka thënë se kanë dalë 22 për qind të përkrahjes popullore ndërsa Haraadinajn e përkrahin 55 për qind e tyre.

“Në bazë të sondazheve të fundit, të jashtme, të opinionit publik, sikur zgjedhjet të mbaheshin sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të fitonte mbi 22 përqind të votave. Kjo do ta nxirrte AAK-në, partinë numër 1 në vend, pra fituese të zgjedhjeve. Sipas sondazhit, kjo lidhet fortë me përkahjen që qytetarët i japin punës dhe politikave qeverisëse të Kryeminstrit Ramush Haradinajt, me përkrahje të mbi 55% të tij, dukshëm larg liderëve të partive tjera”, ka shkruar Tahiri, transmeton GazetaDirekt.

Postimi i plotë:

Me AAK-në të Parën, Qytetarët të Parët, Kosova 100 % e Para! Në bazë të sondazheve të fundit, të jashtme, të opinionit…

Posted by Besnik Tahiri on Sunday, August 4, 2019