SHPËRNDAJE

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër se në rrugën nacionale Tepelenë – Gjirokastër po lëvizte një automjet në të cilin dyshohej se kishte lëndë narkotike, menjëherë u organizua dhe u zhvillua operacioni i koduar “VIROI”.

Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Viroit”, në hyrje të qytetit Gjirokastër, nga kontrolli që u krye në automjetin “BMV”, me targa A23 E 505, me drejtues shtetasin P. N. dhe me pasagjer shtetasin Ç. Ç, u gjet një sasi prej 58 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, raporton Policia e Shtetit Shqiptar, transmeton Koha.net.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P.N, 38 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ç.Ç, 23 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.