SHPËRNDAJE

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ia ka përmendur sërish qeverisë së Kosovës refuzimin e gazsjellësit amerikan.

Ai ka thënë se vendimi në fjalë i qeverisë dëmton interesat e Kosovës dhe miqve të saj strategjik, shkruan lajmi.net.

“Kemi bindjen e plotë që ky vendim dëmton interesat shtetërore dhe miqve tanë. Një nga shtyllat kryesore me të cilën matet serioziteti është aftësia për të respektuar marrëveshjet. Një veprim i tillë është i ngutshëm, i dëmshëm, dhe me pasoja të mëdha për vendin”, ka thënë Selmanaj në Kuvendin e Kosovës.

Selmanaj po ashtu ka thënë se nëse Kosova nuk e shqyrton këtë vendim, do të vihet në një pozitë sipas tij tejet të vështirë.