SHPËRNDAJE

Për të pestën herë ka dështuar të votohet projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. 

Ka dështuar përsëri votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike në Kuvendin e Kosovës.

Vetëm 35 deputetë kanë qenë pro këtij projekligji.

Pas kësaj, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka ftuar në konsultim shefat e grupeve parlamentare.

 

Ky projektligj po pritet me padurim nga mijëra biznese dhe qytetarë në mënyrë që shteti të ua shtrij dorën e ndihmës pas krizës ekonomike që ka shkaktuar dhe po shkakton pandemia në vend.