SHPËRNDAJE

S’ka dyshim se lejimi i vizitës së kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është një fyerje ndaj veteranëve të UÇK-së, martirëve, invalidëve, dëshmorëve dhe familjeve të të pagjeturve, të cilët u sakrifikuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Nëse vazhdon ky trend i politikë-bërjes në Kosovë, ne si popull duhet të mobilizohemi dhe të marrim masa që pasardhësit e Millosheviqit, mos ti lejojmë asnjëherë ta shkelin tokën e Kosovës, derisa të vihen para drejtësisë të gjithë çetnikët që kanë bërë krime lufte.

Veprimet e tilla janë dëshmi e fortë se politika në Kosovë ka devijuar plotësisht dhe se politikanët po punojnë vetëm për interesat e tyre personale.

Nëse pranimi i tina (Vuçiqit) në Kosovë sipas Thaçit është projekt i paqes, atëherë unë nuk e dua këtë paqe!

S’ka pajtim pa drejtësi!